Politika

Për çlirimin edhe Kuvendi i hap dyert

kuvend ekspozita (3)Kuvendi i Shqipërisë është bërë pjesë e festimeve për 70-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë, duke hapur dyert për publikun që nga mëngjesi e deri në orën 15:00.

Në ambientet e brendshme të Kryesisë së Kuvendit janë ekspozuar për publikun fotografi dhe video në kujtim të dëshmorëve të rënë gjatë Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare.



Gjithashtu, janë ekspozuar edhe disa nga sendet personale të heronjve që janë trashëgimi e Muzeut Kombëtar.

Qytetarë të shumtë kanë vizituar gjatë gjithë kohës ambientet e Kryesisë së Kuvendit. Të rinj e të reja, por edhe të rritur, janë njohur më nga afër me ambientet ku zhvillohen mbledhjet e komisioneve të përhershme parlamentare.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas