Kryesore, Politika

Për ata që e duan dhe ata që nuk e duan…/ Ambasadorja Romana Vlahutin e jep kështu mesazhin e lamtumirës…

31 gushti ka qenë dita e fundit në detyrë e Romana Vlahutin si ambasadore e BE-së në Shqipëri.

E akuzuar fort nga opozita si e lidhuir me Ramën dhe qeverinë, Vlahutin është përfolur shumë edhe për faktin se nuk ka dhënë asnjë deklaratë për skandalet e qeverisë.



Romana Vlahutin në cilësinë e ambasadores së BE-së është akuzuar shumë edhe për faktin se nuk ka dalë kundër kanabizimit të vendit gjatë qeverisjes së Edi Ramës.

Një ditë më parë ajo ka shkruar edhe mesazhin e lamtumirës si ambasadore e BE:

“Sot është dita ime e fundit si Ambasadore e BE-së në Shqipëri.

Do të jem gjithnjë mirënjohëse për mundësinë që pata për të punuar në të mirë të Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian.

Shqipëria po ecën qëndrueshëm drejt vendit të saj në Bashkimin Evropian, dhe unë mund t’ju uroj veç fuqi dhe vendosmëri për ta arritur këtë qëllim sa më shpejt.

Për mua, ka qenë dhuratë e çmuar ta ndaj jetën me njerëz të mirë dhe që e kisha Shqipërinë shtëpi për katër vitet e fundit.

Faleminderit.

Ambasadorja Vlahutin”.

Image

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas