Aktualitet

Për 6 muaj brenda! Familja i ndalon Kate Mideltton daljen nga Pallati Mbretëror

Ndërkohë që të gjithë prisnin që princ Harry dhe Meghan Markle të merrnin pak kohë për veten dhe të shijonin muajin e mjaltit, çifti i shumëpërfolur mbretëror habiti të gjithë me prezantimin e parë publik me rastin e 70-vjetorit të lindjes së princit Charles, vetëm pak ditë pas dasmës, lexoni gjithashtu dalja e parë e Harryt dhe Meghan-it.

Por në ceremoninë e mbajtur në kopshtin e Buckingham Palace u vu re një mungesë shumë e rëndësishme, princi William dhe Kate nuk ishin të pranishëm.



Në fakt, mungesa e dukës së Cambridge është e justifikuar pasi ai po mbante një fjalim në nderim të viktimave që humbën jetën gjatë një sulmi terrorist në Manchester Arena në koncertin e Ariana Grande-s, një vit më parë.

Po me Kate ç’po ndodh, mos vallë kaloi në plan të dytë pas ardhjes së Meghan? Filloni të mësohuni me mungesën e saj, pasi mamaja e tre fëmijëve nuk do të ketë asnjë dalje mediatike për të paktën 6 muajt e ardhshëm.

Sipas një rregulli tradicional mbretëror, nënat pas lindjes duhet të qëndrojnë rreth 6 muaj pa marrë pjesë në evente publike në mënyrë që t’i përkushtohen maksimalisht të sapolindurve.

Në një letër të hapur për East Anglia’s Children’s Hospices, Kate shkruan ‘’Jam shumë e lumtur që do të kaloj akoma edhe më shumë kohë me fëmijët e mi. Ata rriten çdo ditë dhe dua që të jem e pranishme në çdo hap të tyrin’’.

Sakaq, në një prononcim për Vanity Fair, Duncan Larcombe , autor i ‘’Prince Harry: The inside story” sqaroi se Kate Middleton mori pjesë në dasmën e vitit pasi një event i tillë nuk quhet, duke qenë se konsiderohet si detyrë kundrejt familjes.

Hera tjetër kur do ta shohim Kate Middleton do të jetë në “Trooping of the Colour”, festën zyrtare për ditëlindjen e Mbretëreshës, në korrik. Por në rast se Kate nuk dëshiron, atëherë mund ta marrë pushim deri në tetor.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas