Ekonomi

Pensionet/ Si bëhet sigurimi vullnetar. Mund të blini vitet me 5 mijë lekë në muaj

Pas përcaktimit të masës së pensionit, jo pak të moshuar kanë pakënaqësi në lidhje me pagesën që iu takon në bazë të viteve të punës.

Por pensionistët që nuk i kanë plotësuar vitet e përcaktuara të punës me kontribute për të marrë pension apo masë më të lartë të tij mund të aplikojnë për sigurimin vullnetar.



“Gazeta Shqiptare” publikon sot kushtet që duhet të përmbushin të interesuarit për këtë lloj sigurimi; ku në skemë përfshihen shtetasit shqiptarë që jetojnë në Shqipëri si dhe shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.

Sipas Institutit të Sigurimeve Shoqërore, në skemën e sigurimit vullnetar përfshihen të gjithë shtetasit shqiptarë që kanë mbushur moshën 18 vjeç dhe akoma nuk iu ka lindur e drejta për ndonjë përfitim nga skema e sigurimit të detyruar; ata që për një kohë dhe shkaqe të caktuara nuk mund të sigurohen nga skema e sigurimit të detyrueshëm; si dhe personat që janë të siguruar në skemën e sigurimit të detyrueshëm dhe kërkojnë që nëpërmjet sigurimit vullnetar të rrisin të ardhurat e tyre./GSH/

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas