Kronika

Pellgje gjaku dhe plagë të hapura në krahë, ja momentet pas përleshjes me grabitësit në Dibër

Për disa minuta Arsen Selishta, 30 vjeç është përleshur me grabitësit, të cilët kanë qëlluar në drejtim të tij. Ndërsa e gjithë familja është alarmuar dhe kanë njoftuar policinë, grabitësit janë arratisur duke lënë pas të riun e plagosur.

Gjithandej ka gjak, në shtrat çarçafët, në tokë pellg gjaku e më pas plaga e hapur në krahun e të riut rikrijojnë të gjithë skenën e ngjarjes së ndodhur në banesën e familjes Selishta në Dibër. Arsen Selishta mbeti i plagosur me tre plumba dhe aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.



Raportohet për “BalkanWeb” se menjëherë pas ngjarjes, në vend ka shkuar drejtori i Policisë së Qarkut Dibër Edmond Tarkaj me gjithë grupin hetimor, që po punojnë intensivisht për zbardhjen e krimit.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas