Aktualitet

Pelegrinazhi/ Qindra besimtarë kalojnë natën në Kishën e Laçit




               Publikuar në : 15:31 - 13/06/18 |
mapo.al

Qindra besimtarë dhe jo vetëm e kaluan natën në Kishën e Shna Nout dhe rrethinat e saj në Laç. Pjesëmarrja masive bëri që kolona e automjeteve të zgjatej disa kilometra.


Shumë prej pelegrinëve fjetën te Kisha në sheshin kryesor, në shkallë, apo në rrugët hyrëse pranë saj.

Pjesëmarrja ka qenë e pazakontë dhe ishte e vështirë të lëvizje, të hyje apo të dilje nga kisha, atje ku qytetare të të gjitha besimeve luten për të gjetur shpresën në pelegrinazhin e përvitshëm.

Pelegrinë, shumë prej të cilëve e kryejnë çdo vit ritualin, thonë se nuk mbajnë mend kaq shumë njerëz.

Ritualet kanë vazhduar edhe gjatë së mërkurës, një ditë pas së martës së 13-të dhe të fundit ne Kishën kushtuar Shën Antonit të Padovas, i njohur si Shna Nou.


Etiketa: , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas