Politika

PD vazhdon sulmin: Komisioneri i vetingut falsifikoi dokumentin për gjuhën angleze

Partia Demokratike me anë të deputeti Enkelejd Alibeaj dhe Këshilltarit për Çështje Ligjore, Gamend Bardhi ka denoncuar një nga komisionerët e vetingut.

Sipas PD, Lulzim Hamitaj ka gënjyer gjatë fazës së aplikimit duke falsifikuar dokumentet. PD kërkoi nisjen e hetimeve ndaj tij.



Pjesë nga deklarata e PD:

Partia Demokratike gjatë këtyre ditëve ka paraqitur të dhëna të pakontestueshme se organet e vetingut po aplikojnë standarde të dyfishta në procesin e rivlerësimit dhe se po konfirmojnë në detyrë gjyqtarë e prokurorë të korruptuar, sipas porosisë politike të Edi Ramës.

Përdorimi politik nga Edi Rama i komisionerëve të vetingut është i pritshëm, po të mbahet në konsideratë integriteti moral e profesional i ulët i pjesës dërrmuese të komisionerëve.

Sot Partia Demokratike do të bëjë transparencë sesi një nga 12 komisonerët e vetingut, jo vetëm nuk përmbush kriteret ligjore për ushtrimin e detyrës, por rezulton të jetë përfshirë në veprime të ulëta, siç është falsifikimi i dokumenteve që ka depozituar gjatë aplikimit.

Sipas nenit 6 të ligjit për vetingun, kandidati për komisioner duhet të përmbushë edhe kriterin e zotërimit shumë mirë të gjuhës angleze. Ky është një kriter ligjor, pa të cilin një person nuk mund të zgjidhet në pozicionin e komisionerit të vetingut.

Anëtari i vetingut, Lulzim Hamitaj rezulton që në vitin 2016 ka aplikuar për pedagog pranë Universitetit Europian të Tiranës, ku ka deklaruar se zotëron nivelin fillestar B1 të gjuhës angleze.

Ndërkohë një vit më vonë, në 2017-ën, kur aplikon për pozicionin e komisionerit të vetingut, Lulzim Hamitaj depoziton një çertifikatë të zotërimit të gjuhës angleze në nivelin më të përparuar, C1, të lëshuar në vitin 2015 nga Qendra e Gjuhëve të Huaja Tiranë. Kjo provohet nga dokumentat e dosjes së tij, e marrë prej nesh në rrugë zyrtare nga Kuvendi.

Dokumenti i depozituar pranë Avokatit të Popullit, më pas pranë Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit dhe Kuvendit të Shqipërisë, mbi bazën e të cilit ai është kualifikuar, mban logon e University of Cambridge, ESOL Examinations, BULATS, datë 6 Prill 2015, me numër reference 4571.

Partia Demokratike pyet sot, atë që do të pyeste çdo shqiptar:

Nëse në vitin 2015 Lulzim Hamitaj do të ishte i pajisur me çertifikatë që provon se zotëron nivelin e përparuar C1, atëherë pse në aplikimin e vitit 2016, deklaron se zotëron anglishten në nivelin fillestar B1?

Qytetarët kanë të drejtë të mësojnë përgjigjen e kësaj pyetje.

Edhe një fakt tjetër.

Çertifikata e dorëzuar gjatë aplikimit për në organet e vetingut mban datën 6 Prill 2015.

Nga verifikimi i të dhënave të sistemit TIMS, rezulton se shtetasi Lulzim Hamitaj, në datën 6 Prill 2015, ku pretendon se ka dhënë provimin dhe është pajisur me çertifikatë të zotërimit të gjuhës angleze, nuk ka qenë në Shqipëri!

Dokumentet zyrtare tregojnë se Lulzim Hamitaj, komisioneri i vetingut, nuk ka qenë në territorin e Republikës së Shqipërisë në datën 6 Prill 2015, ku pretendon se ka zhvilluar testimin dhe është pajisur me çertifikatë, pasi rezulton se, ai ka dalë nga territori i Republikës së Shqipërisë në datën 28 Mars 2015 ora 11:10 min dhe ka hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë në datën 23 Korrik 2015 në orën 07:08 min.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas