Kryesore, Politika

PD, Tabaku: 7 banorë në 1000 kërkojnë azil, bonusi i bebes nuk e zgjidh këtë situatë

Në konferencën e përbashkët për shtyp me ministren e Shdëndetësisë, Kryeministri Edi Rama tha se nga 1 janari I vitit që vjen, për fëmijët e sapolindur nuk do të ketë më një cek 5000 lekë të reja por shumë fish. Më qëllim nxitjen e lindjeve, Rama tha se nga një janari kush lind një fëmijë do të përfitojë 400 mijë lëkë të vjetra. Kush lind fëmijën e dytë 800 mije lekë të vjetra dhe kush lind të tretin 1 milion e 200 mijë lekë të vjetra.

Mënyra se si do të jepet bonusi nuk është vendosur ende, ndërsa njoftoi se femija i sapolindur do të rregjistrohet direkt në Maternitet dhe jo më duke u marrë me ecejaket në zyrat e gjendjes civile



Por deputetja demokrate, Jorida Tabaku tha se bonuset e reja per bebet nuk e zgjidhin situatën në vend.

‘Njerëzit sot po largohen nga Shqipëria prej korrupsionit, krimit dhe babëzisë së Ramës me shokë. Prandaj 7 banorë në 1000 banorë kërkojnë azil, Shqipëria renditet mes vendeve afrikane. Bonusi i bebeve nuk zgjidh këtë situatë. Fund bashkqeverisjes me krimin. Veting i politikanëve dhe clirim i ekonomise nga korrupsioni dhe oligarkia…”, shkruan ajo

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas