Kryesore, Politika

PD sjell fakte për skandalin e mikut trafikant të Taulant Ballës: Miliona euro fitim edhe nga Gjiknuri

Partia Demokratike ka paraqitur dokumenta të tjera zyrtare që e zgjerojnë akoma më tej, skandalin e përfitimeve prej miliona eurosh të një trafikanti biznesmen, Edmond Begos, nga Buxheti i Shtetit, falë miqësisë së tij me kreun e Grupit të PS, Taulant Ballën.

Ervin Salianji i kujtoi Prokurorisë së Përgjithshme sot se “miku trafikant droge i Taulant Ballës ka përfituar edhe pasuri të tjera publike ku janë përfshirë edhe ministra të Edi Ramës.



Ministri Damian Gjiknuri tre vjet më parë ka firmuar leje minerare pa garë për Begon në zonën elektorale të Taulant Ballës, si shumica e e punimet të tjera publike.

Miku trafikant droge i Taulant Ballës ka të drejtë t’i shfrytëzojë ato pasuri për 20 vjet. Por Prokuroria hesht dhe bën të njëtën lojë si në rastin e Agron Xhafajt:  Njofton jozyrtarisht se ka nisur verifikim pasuror por jo hetim nga Begos.

Dokumentat implikojnë edhe ministrin Damian Gjiknuri.

Miku trafikant i Taulant Ballës e ka shkelur ligjin në një kohë kur ligji e skualifikon automatikisht.

Prokuroria që po provon çdo ditë se i shërben krimit të lidhur me pushtetin, në këtë mënyrë.

Për pasuritë e trafikantëve si Bega dhe politikanëteve si Balla, drejtësia mund të vonojë por nuk do të harrojë”,- siguroi Salianji, duke vënë ën duke në dukje se PD-ja me ardhjen në pushtet do të vërë në veprim ligjin Antimafia.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas