Ekonomi

Spaho:Rritja ekonomike e 6-mujorit nga prodhimi i energjisë dhe jo politikat e qeverisë

Partia Demokratike thotë se rritja ekonomike për 6 muajt e parë të vitit është si rezultat i rritjes së prodhimit të energjisë elektrike dhe jo nga politikat ekonomike të qeverisë.

Kreu i grupit parlamentar të PD-së Edmond Spaho shkruan se importet e energjisë janë zvogëluar me 3.3 herë kurse eksportet janë rritur me 6.5 herë. Ai thotë se një e dhënë tjetër e diskrediton qeverinë.



STATUSI I SPAHOS

Sapo u publikua bilanci i prodhimit të energjisë elektrike për 6 mujorin e parë të vitit 2018. Shifrat e tij vërtetojnë atë që deklaroi PD se rritja ekonomike e këtij 6 mujori i dedikohet rritjes së prodhimit të energjisë elektrike, për shkak të reshjeve të shumta të rëna gjatë kësaj periudhë dhe jo politikave ekonomike të qeverisë.

Sipas grafikëve, gjatë tremujorit të dytë 2018, prodhimi i energjisë elektrike është dyfishuar duke tejkaluar edhe rritjen e vitit 2013. Për rrjedhojë importet e energjisë janë zvogëluar me 3.3 herë kurse eksportet janë rritur me 6.5 herë.

Shifrat e mësipërme rrezojnë deklarimet e Edi Ramës dhe Arben Ahmetajt për “rritje” ekonomike e cila ka prodhuar vende të reja pune. Vende të reja pune nuk janë krijuar dhe kjo rritje e përkohshme i dedikohet dashamirësisë të motit.

Nuk ka si të ndodhë ndryshe kur një e dhënë tjetër e diskrediton qeverinë. Kredia për ekonominë për 6 mujorin e parë të vitit 2018 ka rënë me 20 miliard lekë ose rënia më e madhe nga viti 2003 kohe kur ka filluar matja e këtij treguesi. Nga niveli i mësipërm, 12 miliardë lekë ka rënë kredia për korporatat.

Si është e mundur të kemi rritje të sektorit prodhues, i cili hap vende të reja pune, kur ai ka rënien më të madhe historike në kredimarrje? Këtë e dinë dhe e shpjegojnë vetëm piktori dhe ministri i tij i anglishtes.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas