Politika

PD publikon shifrat: Ja sa miliona ka marrë miku trafikant i Ballës nga taksapaguesit shqiptarë

Një denoncim tjetër ka ardhur pas rastit të djeshëm të denoncuar nga Partia Demokratike që sipas qeveria i ka dhënë tendera publikë kompanisë “Inerte Expres”, e cila zotërohet nga biznesmeni Mondi Bega i dënuar në Itali për trafik droge.

Këtë herë deputeti i PD Gent Strazimiri denoncon një rast tjetër që është ai i ndërtimit të autostradës Elbasan.



Sipas tij, kompania e mikut të Taluant Ballës ka përfituar 10 milionë euro nga taksapaguesit shqiptarë.

“Shqipëria mbetet parajsë e krimit të organizuar. Tenderi për mikun e Ballës, vetëm një rast. Balla hesht.

Rasti më flagrant është ai i ndërtimit të autostradës Elbasan. PD ka vërtetuar se kompania “Inerte Expres” e Taulant Ballës ka përfituar 10 milionë euro që nga viti 2018 e deri më sot nga taksapaguesit shqiptarë”,- tha Strazimiri.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas