Politika

PD publikon emrat: Familjarët e ish-Byrosë Politike në poste diplomatike

Partia Demokratike, përmes deputetes Dhurata Çupi, tha se qeveria e duke e shndërruar diplomacinë shqiptare në strehën e pinjollëve të ish diktaturës komuniste. Çupi tha se rasti i fundit është ai i emërimit të ambasadorit të Shqipërisë në Suedi të Virgjil Kules, dhëndri Rita Markos.

“Ministri Ditmir Bushati, i biri i Sul Bushatit, zbaton të njëjtat kritere siç bënte dikur i ati në diktaturë, duke emëruar familjarët e ish Byrosë Politike në poste të rëndësishme diplomatike. Rasti i fundit është ai i emërimit të ambasadorit të Shqipërisë në Suedi të Virgjil Kules, dhëndri Rita Markos. Ky emërim nuk është i rastësishëm! Mbesa e Hysni Kapos është emëruar ambasadore në UNESCO Dhëndri i Lenka Çukos ambasador në Izrael”, tha Çupi.



Deputetja e PD-së theksoi se asnjë nga këto emërime nuk është rastësi. “Edi Rama e konceptoi Rilindjen si bashkim mes krimit dhe pinjollëve e funksionarëve të regjimit komunist, duke nisur nga ai vetë. Dhe bashkë me Gramoz Ruçin, Fatmir Xhafën, Ditmir Bushatin, Ilir Beqjen, dhjetëra funksionarë të tjerë të lartë, me rikthimin në  shërbimin sekret të oficerëve të Sigurimit të Shtetit, me portretin e Enver Hoxhës në festat zyrtare, Edi Rama ka ngritur sistemin kriminal të narkoenverizmit, një diktaturë e re që pushtetin e ka bazuar tek blerja e votës me paratë e drogës dhe të krimit”, u shpreh Çupi duke theksuar se “Partia Demokratike nuk do të njohë asnjë nga emërimet e lidhjeve të Edi Ramës me diktaturën komuniste dhe krimin!”

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas