Kryesore, Politika

PD paralajmëron: Do nxjerrim skandalet e gjyqtarit të aprovuar nga Vettingu

Këshilltari i PD për çështje ligjore Gazmend Bardhi ka paralajmëruar se demokratët do të denoncojnë fakte të reja në lidhje me standardet e dyfishta që po ndjek sipas tyre procesi i Vettingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
I ftuar në emisionin Kjo Javë në News24, Bardhi u shpreh se ka të tjerë gjyqtarë që janë konfirmuar në detyrë falë ndihmës dhe ndërhyrjes së politikës së qeverisë në institucionin e vettingut.

“Nëse i analizon rastet konstaton lehtësisht se i njëjti standard që ndiqet për shkarkimin e një gjyqtari të caktuar nuk ndiqet në një rast tjetër. Pra, dy gjyqtarë janë në të njëjtën situatë dhe njëri konfirmohet dhe tjetri shkarkohet.



Shembuj të tillë janë në të paktën 10 vendime të zbardhura deri më tani nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Kjo na ka krijuar ne dyshimin e bazuar në këto prova që KPK po vepron mbi bazat e përzgjedhjeve politike të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Nën ndikimin e qeverisë po konfirmon në detyrë njerëz të saj të besuar, ndërkohë që po shkarkon nga detyra njerëz të cilët nuk gëzojnë besimin e qeverisë. Dhe kjo sjell kapjen politik të sistemit, nëpërmjet këtij procesi, u shpreh Bardhi, teksa risolli në vëmendje vendimin për gjyqtarin e Apelit, Ilir Toska, gjithashtu kandidat për anëtar në Këshillin e Lartë Gjyqësor.”-tha Bardhi.

Ish ministri teknik u shpreh se PD nuk e votoi krijimin e vettingut për të parë standarde të dyfishta, por për të çuar përpara hetimin për gjyqtarët e prokurorët e korruptuar, në mënyrë që këtyre të fundit t’u sekuestrohej pasuri dhe të përfundonin prapa hekurave.

“Qëllimi i ngritjes së organeve të vettingut ishte pikërisht ky. Që të bënin hetime të thelluara për të zbuluar afera të caktuara korruptive. Qëllimi i vettingut ishte të zbulonte pasuritë e fshehura të gjyqtarëve, sepse vetëm kështu mund t’i vëmë para përgjegjësisë gjyqtarët që kanë kryer korrupsion. Kjo pasuri duhet të sekuestrohet dhe të kthehen në dobi të qytetarëve shqiptare. Kjo ishte arsyeja pse ne votuam vettingun”, deklaroi Bardhi.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas