Kryesore, Politika

PD padit kryebashkiakun Veliaj: Po favorizon kompaninë Fusha duke shkelur ligjin

Partia Demokratike ka denoncuar sot në prokurori kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Lajmin e ka bërë të ditur deputeti demokrat Klevis Balliu në një dalje për mediat. Demokratët akuzojnë kryebashkiakun Veliaj, për abuzim me tendera në favor të kompanisë ‘Fusha SHpk” si edhe shkelje në detyrë.

“Erion Veliaj ka shkelur ligjin në mënyrë flagrante për t’i dhënë miliona euro të tjera kompanisë “Fusha”, të njëjtës kompani që zgjodhën për të vjedhur tek Sheshi Skenderbej, të njëjtës kompani që po përdorin për të grabitur tokën e Teatrit Kombëtar për të ndërtuar kullat me paratë e drogës dhe korrupsionit. Në kundërshtim të plotë me ligjin e prokurimeve, Erion Veliaj i ka dhënë kompanisë “Fusha” 2.6 milion euro për blerjen e 400 pishave. Ligji përcakton garë transparente, por kur bëhet fjalë për “Fushën”, për Maliqin e Bashkisë së Tiranës ligji shkelet dhe gara eliminohet. Për t’i dhënë “Fushës” 2.6 milionë euro, Erion Veliaj ka pranuar që një pishë të blihet me një vlerë marramendëse 6.500 euro copa. Me 2.6 milionë euro Erion Veliaj mund të kishte ndërtuar një shkollë të standardeve më të mira, me pajisje të kohës, laboratorë dhe palestër, por ai zgjodhi të blejë pisha, disa prej të cilave janë tharë, të tjera janë prerë nga vete bashkia, edhe pse kanë kushtuar 6.500 euro copa”, u shpreh Balliu.



Ai apeloi kryeprokuroren Arta Marku të mos pengojë hetimet për kryebashkiakun.

“I bëj thirrje Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, të mos pengojë hetimin për Kryetarin e Bashkisë së Tiranës për aferën korruptive të 2.6 milionë euro për pishat e thara e të prera. Erion Veliaj duhet të përfundojë në burg përpara se vetingu të pastrojë zyrën e kryetarit të Bashkisë nga kryehajduti i Tiranës!”

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas