Kryesore

PD: Kompania e mikut të Edi Ramës, Sinan Idrizi merr licencën e Air Albania

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku denoncon atë që e quan “një akt klientelist dhe korruptiv”, të kryeministrit Edi Rama, i cili thotë se i ka dhënë mikut të tij vlonjat Sinan Idrizi pronësinë e kompanisë shqiptare “Air Albania” me një investim prej vetëm 100 mijë lekësh.

“Kompania fantazëm është krijuar vetëm 9 ditë përpara daljes së vendimit të posaçëm të qeverisë, duke treguar qartë se gjithçka ishte e paracaktuar, pa garë, jo transparente dhe antiligjore. Kompanisë me fond vetëm prej 100 mijë lekësh, Edi Rama i ka vënë në dispozicion kompaninë shtetërore Albcontroll, e cila do të financojë një kompani private klienteliste të lidhur me kryeministrin”,– u shpreh Tabaku.
“Kjo është e njëjta kompani që Partia Demokrastike e denoncoi në janar si pjesë të aferës korruptive me Aeroportin e Vlorës dhe një kompani turke. Përpara marrëveshjes për aeroportin e ri, Edi Rama është shoqëruar në Turqi nga Sinan Idrizi”.

PD madje thotë se Idrizi, pronari i kompanisë fantazëm Air Albania, shfaqet në foto në një takim të nivelit të lartë me Presidentin Erdogan dhe kryeministrin Rama.



Deputetja demokrate ka ndër të tjera edhe këto pyetje për kryeministrin:

“Të kujt janë paratë e Air Albania?

Për llogari të kujt punon Sinan Idrizi?

Paratë e kujt po pastron miku i Edi Ramës?

A po investohen tek Air Albania para të pista të familjes Rama dhe të ndonjë fondacioni të dyshimtë?

“Janë të tilla afera gjigande korruptive që mbajnë peng hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Peshqit e mëdhenj janë në krye të qeverisë dhe pa largimin e tyre nuk do të ketë as Shqipëri Europiane”,- përfundon ajo.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas