fbpx

Politika

PD kërkon sërish taksën e sheshtë, Tabaku: Akti normativ i Ramës, arnim i ekonomisë





               Publikuar në : 15:54 - 08/08/18 |
mapo.al

Nënkryetarja e komisionit parlamentar të Ekonomisë, Jorida Tabaku dhe këshilltari për çështjet ekonomike në PD, Dorian Teliti kanë denoncuar ndryshimet në buxhetin e shtetit.


“Kryeministri Rama ka firmosur Aktin Normativ si arnimin e radhës për ekonominë e lënguar të vendit që është futur në një rrugë të vështirë dhe pa vizion. Për vitin aktual mungojnë 75 milionë USD në arkën e shtetit si pasojë e mosmbledhjes së taksave por edhe mbylljes së bizneseve.



Borxhi publik e rendit Shqipërinë ndër 15 vendet me borxhin më të lartë. Kontratat konçesionare e kanë rritur borxhin publik në 83 përqind. Firma e pamëshirshme e Ramës mbi më të varfrit, shkurton fondet për të përndjekurit, të papunët dhe pagat.


Sopata e Ramës mbi fondet e investimeve shkurton fondet për rrugët, hekurudhën, menaxhimin e mbetjeve, arsimin dhe rininë, shëndetësinë dhe asistencën”,- tha mes të tjerash Tabaku.

Sipas PD-së, e vetmja rrugë për të rikthyer edhe një herë ekonominë në binarët e duhura ekonomike është një taksë e shteshtë që do të stimulojë ekonominë dhe do jetë promotori i rritjes së të ardhurave.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas