Politika

PD ironi me Kryeministrin: Ramës i ka hasur sharra në gozhdë me…

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka reaguar pas mesazhit, që kryeministri Rama iu përcolli studentëve përmes komunikimit on-line në rrjetet  sociale.


Përmes një statusi në rrjetin social “Facebook’, deputetja shkruan se Rama i adreson pyetje vetes dhe po kështu ai kthen përgjigje. Ajo shprehet mes tjerash se shefit të qeverisë i ka ngelur sharra në gozhdë me studentët, të cilët sipas saj nuk po kërkojnë asgjë më shumë por thjesht të drejtat e tyre.

“Vetë pyet, vetë përgjigjet, vetë bërtet e uluret, vetë qesh kot e vetë ngryset, vetë ofrohet e vetë vetë-refuzohet… Po tërbohet se s’po ja var askush asaj cka kazani i tij i llumit dhe intrigës gatuan.

I ka hasur sharra në gozhdë me studentët e vendosur për të marrë as më shumë e as më pak vetëm të drejtat e tyre.

NUK DUAN LËMOSHËN QË DO T’U HEDHË KRYEMINISTRI POR DINJITOZË KËRKOJNË VETËM ATË QË ME LIGJ JU TAKON: TË DREJTËN PËR ARSIM CILËSOR E TË PËRBALLUESHËM”,- shkruan ajo.

48277647 10157016620169429 2751169991834337280 N

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas