Kryesore

PD hodhi akuza të forta, por komisioneri publik mbyll debatin: Nuk ka ankesë për Ardian Dvoranin në KPA

Përpos akuzave të PD-së, Ardian Dvorani e ka kaluar me sukses vetingun. Dhe jo vetëm në datë 25 korrik. Komisioneri Publik doli sot me një deklaratë ku sqaron se ndaj tij nuk është bërë asnjë ankesë për në Kolegjin e Posacem te Apelimit.

Komisioneri Publik ka njoftuar se nuk ka ankesë ndaj tij duke mbetur në fuqi për pasojë vendimi i KPK-së.



Pavarësisht akuzave të PD-së, as Minisioni Ndërkombëtar i Monitorimit që ka radhitur një sërë kërkesash për komisionerin publik, nuk ka përfshirë në listën e të pakënaqurve të tyre emrin e Ardian Dvoranit.

Më 25 korrik, Dvorani kaloi vetingun me shumicë votash nga KPK por vetëm një ditë më pas, deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj do të shprehej se, ky ishte një vendim politik.

“Partia Demokratike paralajmëroi vendimin politik që i ashtuquajturi Komision i Pavarur i Kualifikimit do të merrte për Ardian Dvoranin me 100 milionë lekë pasuri të pajustifkuar dhe me disa shtëpi të fituara në konflikt interesi gjatë kohës që ushtronte detyra për kompani shtetërore.

Fshehja e 100 milionë lekëve nga Ardian Dvorani nuk ishte fakt i mjaftueshëm për organin e vettingut që ta shkarkonte shërbëtorin e Edi Ramës në  Gjykatën e Lartë, ndërkohë që, në raste të tjera, me të drejtë, vettingu ka shkarkuar gjyqtarë për 3 milionë lekë të vjetra të padeklaruara…”, tha Alibeaj më 26 korrik.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas