Kryesore, Politika

PD: “Fusha” nuk ka pronë në kufi me Teatrin, Rama do fitojë 205 milionë euro

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi deklaroi të mërkurën se Partia Demokratike ka zbuluar mashtrimin e madh me Teatrin Kombëtar.

“Edi Rama do të fitojë të paktën 205 milionë euro për kullat. Pavarësisht se Rama e ndaloi kryeregjistruesin e pronave të informonte Parlamentin, PD ka zbuluar mashtrimin e madh. E vërteta është se “Fusha shpk” nuk është pronar kufitar me pronën e teatrit, siç thotë qeveria. Ajo ka vetëm 298 metra katrorë në pronësi, jo në kufi me teatrin”, deklaroi Vokshi.



“5522 metra katrorë janë pronë e Teatrit Kombëtar, që do të grabitet për t’iu dhënë kompanisë “Fusha shpk”. 2100 metra katrorë janë pronë e Bashkisë Tiranë. 298 metra katrorë i ka “Fusha shpk” jo në kufi me teatrin”.

Edi Rama dhe kukullat e tij Veliaj dhe Kumbaro kanë gënjyer Kuvendin. Kjo është arsye që Presidenti të mos e dekretojë ligjin korruptiv”, shtoi Vokshi.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas