Politika

PD flet vetëm për teatrin, PS diskuton paketën fiskale

Ligji për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar nuk po shqyrtohet në Komisionin e Ekonomisë, por opozita kërkon që të diskutohet mbi këtë çështje pasi, sipas saj, shkeljet janë të mëdha.

Jorida Tabaku tha: “Pse ka fonde për të restauruar qendrat e qyteteve me nga 500 milionë euro dhe nuk gjenden 30 milionë euro për Teatrin Kombëtar? Pse ka fonde për luksin e ministrive?”



Në reagimin e tij, kryetari i komisionit, Erion Braçe ftoi deputetët opozitarë që pyetjet e tyre t’i drejtojnë tek komisionet përgjegjëse ose të kërkojnë zyrtarisht informacion në ministri.

“Pyetjet që ngrini këtu lidhur me projektligjin në fjalë adresojini në komisionet ku ligji po diskutohet gjerësisht”, tha Braçe.

Situtata degradoi shpejt pasi nga mazhoranca nuk u lejuan diskutimet jashtë rendit të ditës dhe Erion Braçe u përplas me demokratin Klevis Balliu.

“Dil jashtë djali. Çohu dhe dil. Çohu more hajdut. Ti dhe familja jote keni vrarë 26 veta në Gërdec”, iu drejtua Braçe deputetit demokrat.

“Mbylle mikrofonin ore xhepist”, ishte përgjigjja e Balliut.

Në fakt prej disa muajsh deputetët e opozitës ngrenë në komisione parlamentare çështje që nuk janë në rend të ditës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion dhe për lidhje me krimin dhe shpesh situatat kanë precipituar.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas