Kryesore, Politika

PD: Çani ka prishur rehatinë e qeverisë

oriela_nebiajPartia Demokratike, i ka kërkuar prokurorisë të hetojë shpejt e të vërë para ligjit autorët e porositësit e atentatit ndaj gazetarit Artur Çani, i cili ka investiguar mbi vrasjen mafioze të bankierit Santo, aferën korruptive me CEZ, kontrabandën e naftës së Albpetrol, e shumë dëshmi tronditëse që kanë prishur humorin e qeverisë.

“Atentati i organizuar ndaj gazetarit Artur Çani është një dëshmi e realitetit që jetojmë sot ku bandat mafioze në vend po fitojnë cdo ditë e më shumë pushtet”, tha gjatë një konference për mediat, zëdhënësja Oriela Nebiaj.



“Me Edi Ramën, bandat mafioze në vend, kanë arritur deri aty sa të tentojnë ekzekutimin e një gazetari që guxon të flasë, të denoncojë, të tregojë të vërteta tronditëse”, thuhet në deklaratën e PD-së.

Sipas Nebiaj, “Artur Çani nxorri në publik dëshminë e qytetarit që kishte dijeni për vrasësit e bankierit Santo, dëshmi që implikoi drejtuesit më të lartë të Policisë dhe segmentet qeveritare. Me emisionin e tij ai ka denoncuar afera skandaloze të qeverisë, si ajo me 8 milionë euro te kompanisë ÇEZ”.

“Çani ka denoncuar kontrabandën e naftës së Albpetrolit të Koço Kokëdhimës, një skandal me përmasa të jashtzakonshme. Gazetari investigues ka një seri emisionesh, që kanë prishur në mënyrë të përsëritur humorin e qeverisë.Kanë prishur humorin e një qeverie që është në bashkëjetësë të plotë me krimin” thuhet në deklaratën e PD-së.

Për demokratët, “atentati i organizuar ndaj gazetarit është një alarm për rendin, dhe tregon se pasiguria është ulur këmbëkryq. Një mesazh i qartë, primitiv e kriminal që bandat mafioze me krahë të ngrohta qeveritare i bëjnë kujtdo që guxon të flasë”.

“Një rastësi fatlume, e ka shpëtuar gazetarin Artur Çani nga atentati mbrëmë” theksoi në deklaratën e saj, zëdhënësja e PD-së, Oriela Nebiaj.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas