Kryesore

PD: Akuzën e prokurorisë për gardistët e formuloi Edi Rama

Ina Rama i ka ngritur akuzat ndaj gardistëve ashtu siç ia ka kërkuar kryetari i opozitës. Ky është pretendimi i mazhorancës i bërë publik sot përmes deputetit Fatbardh Kadilli. Sipas Kadillit kryeprokuroja po manipulon me ekspertizën e FBI, në të cilën thotë ai flitet për të shtëna vdekjeprurëse dhe jo vrasje me dashje. “Unë nuk do të ndalem në trillimet dhe mashtrimet e Ina Ramës, sepse për shqyrtimin e tyre ekzistojnë të gjitha mundësitë, por dua tu rikujtoj shqiptarëve se në datën 22 janar, në orën 4 të mëngjesit, Edi Rama kërkonte në mënyrë ultimative arrestimin e “horrave” të gardës duke  i cilësuar si persona shoqërisht të rrezikshëm, ekzaktësisht siç shprehet “shoqja e bulevardit”. Kjo dëshmon bashkërendimin e ngushtë midis tyre. Pas një viti, në intervistën e saj, Prokurorja e Përgjithshme akuzoi gardistët për vrasje me dashje dhe spekulloi me ekspertizën e ardhur nga FBI-ja. Sqarojmë shqiptarët se në ekspertizën e FBI-së nuk flitet për vrasje me dashje, por për të shtëna vdekjeprurëse, ndërsa akuza e prokurores është formuluar nga Edi Rama në një tentativë të përbashkët dhe të pashpresë së tyre për t’i shpëtuar përgjegjësisë për 21 janarin”, theksoi Kadilli.

I menjëherëshëm ka qenë reagimi i kreut të PS që sërish ka marrë në mbrojtje prokuroren. Përmes rrjetit social Tëitter nga Selaniku, ku kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama është takuar me emigrantë për të diskutuar programin e kësaj force politike, ai dënoi akuzat e Kadillit ndaj prokurorisë. “Kryeministri vazhdoi akuzat ndaj kryeprokurores me sharje turpëruese për Shqipërinë”, shkruante Rama ndërsa thekson se, provat e hetimit janë gozhduese, ndërsa sharjet provojnë se përse duhet ndryshimi.



PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas