Aktualitet

PD akuza policisë, reagon Xhafaj: Janë përbaltje  






               Publikuar në : 11:35 - 02/10/18 |
mapo.al

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka marrë pjesë një Konventën e Bashkëpunimit Policor në Evropën Juglindore. Gjatë fjalës, Xhafaj ka folur edhe për akuzat e opozitës ndaj policisë së Shtetit, që ditët e fundit po bëhen akoma më të shpeshta nisur edhe nga mënyra se si u veprua me kallëzimin e Xhisiela Malokut.


 

“Karakteri ndërkufitar, madje transnacional i tyre bën domosdoshmëri bashkëpunimin dhe koordinimin e energjive të përbashkëta.Për fat të keq, natyra delikate e këtyre sfidave dhe interesat që preken nga forca reaguese e Policisë ndaj tyre, shkaktojnë shpesh herë sulme frontale ndaj Policisë, akuza, përbaltje dhe goditje të llojeve të ndryshme jo rrallë edhe nën influencën e vetë grupeve kriminale, ndaj ekipeve drejtuese dhe operacionale qe veprojnë në fushën e rendit dhe sigurisë.

Jam krenar të konfirmoj se kolegët tuaj në Shqipëri mbeten shumë të fokusuar në orientimin strategjik dhe operacional për një luftë sa më efikase kundër grupeve dhe interesave kriminale’, tha Xhafaj.

 

 

 

 


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas