Politika

PD akuza ndaj ‘Tv Klan’ dhe ‘TCh’: Censuruat aferën…

Partia Demokratike akuzoi sot televizionet private kombëtare, Klan dhe Top Channel që çensuaruan dje një njoftim të saj lidhur me atë që e cilësojnë si “denoncimin e një prej aferave më flagrante korruptive të qeverisë së Edi Ramës- liçensimin e një kompanie fantazën me 100 mijë lekë kapital për të operuar me linjën ajrore Air Albania ”.

“Çensurimi i përsëritur i opozitës nga dy televizionet privatë kombëtarë, të liçensur për të informuar me paanshnëri publikun dhe jo për t’u fshehur qytetarëve aferat korruptive të qeverisë, tregon se liria e medias në Shqipëri po mbytet nga interesat korruptive politike dhe ekonomikë.



Duke qenë se në vend të informimit të publikut, televizionet kryesorë në vend, njësoj si në rastin e çensurës për inceneratorët, kanë zgjedhur t’i shërbejnë parave të pista të qeverisë dhe biznesit të lidhur me të, Partia Demokratike po risjell edhe një herë të plotë denoncimin e djeshëm…”,- thuhet në njoftimin e PD.

Jorida Tabaku tha dy ditë më parë se, “në një akt klientelist dhe korruptiv, Edi Rama i ka dhënë mikut të tij vlonjat Sinan Idrizi pronësinë e kompanisë shqiptare Air Albania me një investim prej vetëm 100 mijë lekësh. Kompania fantazëm është krijuar vetëm 9 ditë përpara daljes së vendimit të posaçëm të qeverisë, duke treguar qartë se gjithçka ishte e paracaktuar, pa garë, jo transparente dhe antiligjore…”

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas