Politika

PD: 200 familje në errësirë, qeveria arrestime

ervin Salianji te romet 1Partia Demokratike ka denoncuar sot rastet ekstreme të faturimit të një familejeje të komunitetit rom me 31 milionë lekë. Ervin Salianji ka vizituar banorët dhe ka kërkuar zgjidhje që vjen nga konsuleca juridike, vendosja e sahatëve matës dhe pagesa më këste të ulëta.

Më shumë se 200 familje të zonës së Fushës së Druve të Njësisë 4 në Tiranë, po vuajnë këto ditë kushte ekstreme dhe ndodhen në errësirë prej tre javësh.



“Shkaku kryesor janë faturat abuzive të energjisë, të papërballueshme edhe në kushte normale. Edhe më të papërballueshme janë për këtë komunitet rom, të cilët vuajnë nga papunësia e plotë dhe mungesa e shanseve për të jetuar”, thotë PD.

Ervin Salianji i cili ka qenë dhe ka vizituar ka thënë se, “një prej këtyre familjeve, që ka vetëm një televizor dhe llampë, është faturuar 31 milionë lekë. Një kryefamiljar denoncon rastin e arrestimit të vajzës së tij. Ai thotë se policia nuk i la kohë sa të gjente para borxh për të paguar dritat. Vajza e arrestuar ka fëmijë të vegjël për të mbajtur”.

“Kam 31 milionë lekë fatura. Më kanë ardhur me 900 mijë, 600 mijë, 700 mijë në muaj. Kjo është e paarritshme”, u shpreh një banor duke u ankuar për faturat aforfe.

“Ne e dimë që jemi në demokraci. Ne jemi romë. Ne e dimë se çfarë është jetesa. Por qeveria duhet të vërë dorë edhe për ne këtu”, apeloi një banore e këtij komuniteti.

“Më kanë arrestuar vajzën 37 vjeçe, që ka një vajzë. U thashë që do ti paguaj. Do t’i marr edhe borxh por me ata nuk meresh vesh. U sollën si kriminelë. Janë sjellë më keq si kriminelë se vajza nuk merret ashtu. E morën me dhunë”, u shpreh një kryefamiljar.

Drejtuesi i departamentit për të Drejtat e Njeriut në Partinë Demokratike, vizitoi banorët dhe u shpreh se qeveria ka detyrimin të ofrojë një zgjidhje. Zgjidhja sipas tij konsiston në dhënien e asistencës ligjore, vendosjes së sahatëve matës, dhe pagesës me këste të ulëta.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas