Aktualitet

Patriarku rus në Shqipëri, zëdhënësi: Me Anastas Janullatos kemi lidhje të hershme

Në vigjilje të vizitës së Patriarkut të Moskës dhe të gjithë Rusisë Kiril në Shqipëri, zëdhënësi i tij, prifti Aleksandër Volkov, ka shprehur kënaqësinë për këtë vizitë të parë zyrtare.

Kishat ortodokse në Shqipëri dhe Rusi, thotë prifti Aleksandër Volkov, i bashkon përvoja e ngjashme e persekutimeve kundër fesë në shekullin XX.



Patriarku i Moskës dhe i gjithë Rusisë Kirill, pritet të zbresë në aeroportin e Rinasit, ditën e shtunë nën masa të forta sigurie, ku mësohet se së bashku me të nga Rusia, do udhëtojnë dhe njësi special Ruse, që do garantojnë sigurinë e tij. Gjatë kësaj vizite, kreu i kishës Ortodokse ruse do të ketë takime edhe me presidentin e Republikës, Ilir Meta, si dhe me zyrtarë të tjerë të lartë shtetërorë.

“Në datat 28-30 prill, me ftesë të Fortlumturisë së Tij Kryepeshkopit Anastas, Patriarku Fort i Shenjtë i Moskës dhe i gjithë Rusisë Kirili do të zhvillojë vizitën e parë zyrtare në Shqipëri.

Dy Kishat kanë shumë dekada që ruajnë marrëdhënie të mira me njëra-tjetrën, ku kontribuon edhe përvoja e ngjashme e persekutimeve kundër fesë në shekullin XX. Dhe aktualisht Kishat tona mbajnë qëndrime të përbashkëta në përgjigje të sfidave të ditëve të sotme.

Na vjen mirë të shohim ringritjen e jetës fetare në Shqipëri, gjë që pa dyshim po jep fryte të mira për të gjithë shoqërinë shqiptare. Gjatë vizitës së tij Patriarku Fort i Shenjtë Kirili do të ketë mundësi për të komunikuar vëllazërisht me Primatin e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, Fortlumturinë e Tij Kryepeshkopin e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë Anastas, me të cilin ka lidhje të hershme miqësore.

Dy Primatët bashkë me hierarkët dhe klerikët do të zhvillojnë Liturgjinë Hyjnore në Katedralen kryesore të Kishës Shqiptare. Gjithashtu, programi i vizitës parashikon vizitën e Patriarkut Fort të Shenjtë Kiril në Manastirin e Shën Vlashit dhe Akademinë Teologjike “Ngjallja e Krishtit”. Siç pritet, Shenjtëria e Tij do të mbajë edhe takime me përfaqësues të lartë të shtetit shqiptar”, thotë zëdhënësi i Patriarkut rus.

PasPara

1 koment

  1. Merre me vete kur te kthehesh po ta falim me gjithë qefe edhe ti ske qka kerkon më ne Shqiperi.Shkofshi mos ardhshi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas