Kryesore

Patozi: Të bësh karrierë në PD duhet të kalosh… nga kunati

Partia Demokratike pritet të mbledhë Kuvendin në fund të muajit vetëm për ndryshimet në statut. Për këtë aksion partiak, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi ka një thirrje për lidershipin aktual.

“…Përse i lodhni delegatët dhe i sillni dy ditë kot në Tiranë, për një gjë që nuk e ka kërkuar kush? Sepse ‘dashnorët’ e statutit duhet ta dinë që askush prej nesh nuk e çon nëpër mend se kjo krizë dhe çarje e madhe në PD ka ardhur për shkak të librit të rregullave dhe as që mund të ndreqet vetëm prej tij.
Sepse Lulzim Basha dhe kushdo tjetër, që qëndron pas tij, siç shpërfilli dhe nuk e respektoi kurrë të vjetrin, ashtu mund të hedhë në kosh edhe të riun…”, shkruan Patozi në Facebook.



Më tej, ai adreson akuzë direkte ndaj Bashës.

“Edhe në statutin aktual nuk thuhet gjëkundi që vendimet për marrëveshje apo mosmarrëshje, aleanca apo koalicione i merr një njeri i vetëm apo që të bësh karrierë në PD duhet të kalosh patjetër në skanerin apo në llogarinë e kunatit. Vërtetë, mendoni ju se ne jemi aq naivë sa të presim edhe 3 vjet të tjera, që të provojmë se Luli nuk të gënjen edhe për orën?
Ndaj mos i torturoni kot ata njerëz, duke i sjellë në një Kuvend të sajuar, sepse shumica e tyre mund të jenë dakord edhe që të mos ketë statut fare Partia Demokratike, mjafton që Luli dhe avokatët apo protektorët e tij të mos mërziten.
Sa për ne të tjerët, merreni, zijeni dhe pijini lëngun atij statutit të ri, që do të miratojë Kongresi i Vazhdimësisë, sepse ai nuk i duhet as dreqit…”

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas