Kryesore

“Pastruesja” që preku interesat e kumarit në Parlamentin shqiptar




               Publikuar në : 21:48 - 17/10/18 |
mapo.al

Projektligji i propozuar nga Ministria e Financave, i hartuar në vitin 2015, do të formalizonte përfundimisht industrinë e lojrave të fatit, por ky propozim për çudi nuk u prit aspak mirë nga deputetët.


Top Story solli në vëmendje debatet të cilat filluan sapo drafti erdhi ne tavolinën e kryetarit të Komisionit të Ligjeve në atë kohë, Fatmir Xhafaj. Në këtë komision, ishte e pranishme drejtoresha e Mbikqyrjes së Lojrave të Fatit, Luneda Sufali, e cila në batutë e sipër u shpreh se të gjithë deputetët e pranishëm kanë konflikt interesi me bixhozin.

Kjo deklaratë ngacmoi Kryetarin e Komisionit, Xhafaj, i cili tentoi që ta nxirrte jashtë nga salla. Por, përse ky nervozizëm mes zotit Xhafaj dhe zonjës Sufali?!

Në pamje të parë u duk si një debat i zakonshëm, por deputetët e Partisë Demokratike japin një tjetër shpjegim. Sipas tyre Xhafaj u përplas me Sufalin, sepse ishin prekur kompanitë e të vëllait dhe lidhjet me Gramoz Muratin.

Aksioni “Fundi i Marrëzisë” kishte prekur interesa të forta politike, që kishin vendosur fatin e tyre në bodrumet e kumarit.


Etiketa: ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas