Mapo Format, Mapo Letrare

Pastor-poet/ Miguel Hernandez

Kalvari i tij filloi: tri vjet burgim, shpërngulje të njëpasnjëshme, një dënim me vdekje i paraprirë nga një dënim me tridhjetë vjet burgim. I dobësuar prej privimeve, torturës, tuberkulozit, Hernandez vazhdoi të paktën  të shkruajë vargje, të përmbledhura  në Vancionero y Romancero de ausencias, që u publikua pas vdekjes së tij

Një “pastor-poet”: kështu mund të klasifikohet Miguel Hernandezin deri në pikën që letërsia e tij do të ndryshonte. Lexues i madh i autorëve klasikë, më pas i bashkëkohorëve të tij (si Jimenez), qe miqësia që e bashkoi me Pablo Nerudën, e cila e çliroi nga të gjitha influencat. Neruda, në fakt, e mësoi të shprehet në mënyrë autentike, duke e ndihmuar të gjente stilin e tij të ri, spontan dhe cilësor. Përmbledhja El rayo que no cesa (1936) është nervoze, pasionale, drithëruese dhe e ngjashme me “poezinë pa dëlirësi” të Nerudës.



Më 1936, shpërtheu lufta civile: Hernandez u angazhua nga ana e republikanëve dhe hyri menjëherë në Regjimentin e Pestë për të mbrojtur Madridin. Më 1938, mori pjesë në betejën përcaktuese të Teruel-it. Vargjet e tij qenë asokohe aq popullore sa u shtypën në kartolinat që u shpërndaheshin ushtarëve në transhe.

Poezitë e përmbledhjes në Viento del pueblo  tregojnë në mënyrë të mahnitshme maturinë e vërtetë dramatike të këtij poeti. Vargjet e zhveshura dhe të dhimbshme janë një ftesë për luftë, një pasqyrim i tmerrshëm i luftës, i tokës së përgjakur, dhe një elegji për vdekjen e mikut të tij Frederico Garcia Lorca.

Më 1939, është në pikën e publikimit të Eln hombre acecha, dedikuar Nerudës, por shpërbërja e Republikës dhe reprezalja fashiste e shtynë të kalojë kufirin për të kaluar në Portugali, ku do të ndalohej menjëherë nga policia e Salazar-it dhe do t’i dorëzohej Gardës Civile spanjolle. Kalvari i tij filloi: tri vjet burgim, shpërngulje të njëpasnjëshme, një dënim me vdekje i paraprirë nga një dënim me tridhjetë vjet burgim.

I dobësuar prej privimeve, torturës, tuberkulozit, Hernandez vazhdoi të paktën  të shkruajë vargje, të përmbledhura  në Vancionero y Romancero de ausencias, që u publikua pas vdekjes së tij: një seri meditimesh poetike që rrotullohen rreth disa fjalëve kyçe (shtëpi, krevat, gjak, zemër) në të cilat është ende e mundur të shohësh, paçka të gjithave, forcën e rezistencës./Mapo.al/

Përktheu: Bisej Kapo

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas