Aktualitet, Kryesore

Pasojat e tërmetit, Ministria e Mbrojtjes nxjerr bilancin: Ja sa banesa janë dëmtuar

Lëkundjet e forta të tërmetit pasditen e sotme kanë lënë dëme materiale në disa banesa në veri të vendit. Më të prekurat janë  shtëpitë në Klos, Mat dhe Dibër.

Përmes një njoftimi Ministria e Mbrojtjesku ka nxjerrë bilancin e shtëpive të dëmtuara në secilin qark, ndërsa shton se Specialistët e Emergjencave Civile ndodhet në zonë dhe për t’u ardhur në ndihmë banorëve.



“Sot më datë 11.08.2018, ora 17:33, në fshatin Vinjoll të bashkisë Mat, ka pasur një lëkundje tërmeti me Magnitudë = 5,4 shkalla Rihter, dhe Thellësi= 5 km. Lëkundjet e Tërmetit janë ndier në qarqet: Shkodër, Lezhë, Dibër, Kukës, Tiranë dhe Elbasan. Deri tani nga komunikimi i QKOEC me specialistët e Emergjencave Civile në Prefekturën Dibër, janë raportuar këto dëmtime të pjesshme në banesa:

12 banesa te demtuara ne Bashkine Klos, kryesisht në çarje muresh, dëmtime tavanesh etj

8 banesa te demtuara ne Bashkine Mat.

47 banesa te demtuara ne Bashkine Bulqizë, çarje muresh.

Specialistët e Emergjencave Civile në bashkitë të cilat kanë pasur problematika në lidhje me lëkundjet e tërmetit janë në terren së bashku me punonjës të tjerë të bashkive për tu ardhur në ndihmë banorëve.

Specialiastët e Emergjencave Civile në Prefekturën Dibër janë në komunikim të vazhdueshëm me forcat që ndodhen në terren për të bashkërenduar veprimet në mënyrë që mos të ketë probleme tek banorët e prekur nga lëkundjet e tërmetit./BW/

PasPara

1 koment

Leave a Reply to kostas-pano Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas