Kryesore, Politika

Paskal Milo tregon arsyen: Pse Rama e simpatizon presidentin Erdogan

Historiani Paskal Milo mes reagimeve që bëri për deklaratën e kryeministrit Edi Rama për Erdoganin, tregoi edhe arsyet se pse e simpatizon lideri shqiptar presidentin turk.

“Për Po dhe Jo që ja atribuon Erdoganit mund të them që Rama i pëlqen liderët e fortë, ndaj e pëlqen Erdoganin pikërisht për këtë gjë. I pëlqen liderat që vendosin për Po dhe mbetet Po. Ky është një lloj lideri i fortë që Rama i pëlqen. Rama e ka për vendosmërinë që ka Erdogani për t’ju shkuar punëve deri në fund. Rama kërkon që t’i dërgojë një mesazh Europës. Ai i ka thënë Europës që nëse nuk do të na hapni dritën jeshile, ne do shikojmë mundësinë për të bashkëpunuar me vendet e tjera”, tha Milo.

Kujtojmë se Rama tha për Anadolu Agency: “Pastaj kam pasur fatin të njihem me të ta vlerësoj së afërmi, një marrëdhënie që është e ngritur mbi respektin reciprok që nuk ka absolutisht asnjë nga ato shenja që shumëkush merr përsipër të ngrejë akuza dhe teori konspiracioni. Mbi të gjitha është një marrëdhënie e veçantë pasi bazohet tek një parim që nuk e gjen shpesh në marrëdhëniet politike dhe diplomatike që ‘po’ është ‘po’ dhe ‘jo’ është ‘jo”.



PasPara

1 koment

  1. “Jam tifoz i Serbisë, normalisht edhe me Holandën por mungon Holanda dhe jam një tifoz i Serbisë, pasi është edhe nga Ballkani, jemi të lidhur me futbollin serb, unë jam tifoz i Zvezdës që kur kam qenë fëmijë”, tha Kosta Grillo.”
    Jane fjalet e Konstantin Grilo ne ” ora Nwuz ”
    Ne ne kosove si kuptojme keta legena shqiptar kur deklarojne se jane me Erdoganin ose jane me Serbine kur , as ne Turqi dhe as ne Serbi s gjen dot njeri qe te deklaroje publikishte se eshte me Shqiperine ose , eshte pet Ramen por , e kunderta , ata ne Turqi dhe ne Serbi shprehen Zi e me Zi per shqiptaret dhe kete e dijne edhe Rama edhe Konstantin Grilo …por , ahmaku mbetet ahmak dhe ai brina s ka

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas