Sport

Pasi shiti Ronaldon, Reali bën dy blerje të çmendura te Chelsea

Reali i Madridit troket sërish në derën e Chelsea-t, por këtë radhë në qendër të vëmendjes nuk është Eden Hazard, por Willian e Thibaut Courtois. Sipas tabloidit britanik “Daily Mail”, klubi merenges ka bërë një ofertë prej 113 milionë eurosh për portierin dhe sulmuesin e “Bluve të Londrës”.

Për Courtois, vlera e ofruar nga kampionët e Evropës mendohet të jetë rreth 40 milionë euro, ndërsa ajo për sulmuesin brazilian pritet të jetë rreth 73 milionë Eurosh. Gjithnjë sipas asaj që publikohet në median britanike, Reali i madridit ka shfaqur interesin për Willian pasi nuk e përjashton mundësinë e largimit të Gareth Bale nga skuadra.



“Daily Mail” thekson gjithashtu se kjo ofertë e Realit të Madridit është marrë në konsideratë nga drejtuesit e Chelseat të cilët e treguan gatishmërinë për të studiuar ofertat për Willian edhe më parë kur për të shfaqi interesin e saj edhe Barcelona.

Në atë kohë, Barcelona ofroi 73 milionë Euro, por me pas katakanasit siguruan shërbimin e Malcom duke humbur më pas interesin për Willian.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas