Aktualitet

Pasaportat e vjetra, jashtë qarkullimit në mars

Pasaportat e vjetra jobiometrike do të dalin jashtë qarkullimit në mars të këtij viti. Ky fakt bëhet i ditur nga zëvendësministri i Brendshëm, Ferdinand Poni, i cili duke folur lidhur me procesin e pajisjes së shtetasve me dokumentin e ri ndërkombëtar të identifikimit, tha se deri tani janë pajisur me pasaporta biometrike rreth 2.2 milionë qytetarë shqiptarë. Mirëpo ende nuk dihet nëse do të ketë rimbursim të atyre që janë pajisur me pasaporta deri në mars të vitit 2009, kur edhe nisën pasaportat biometrike, kurse jozyrtarisht nga Ministria e Brendshme bëhet e ditur se nuk do të ketë asnjë zhdëmtim. Pjesa më e madhe e shqiptarëve u pajisën me ato që u quajtën sërish pasaportat e reja nga viti 2000 e në vazhdim. Ende disa qindra mijë shqiptarë kanë në duar pasaportat jobiometrike, të cilat kanë afate vlefshmërie për 5 deri 8 vjet të tjerë dhe janë paguar 5 mijë lekë pa pagesat shtesë për dokumentacion. Ndaj për qytetarët që janë pajisur në shkurt 2009 me pasaportë 10-vjeçare dhe askush nuk u tha se pak javë më vonë do të nisnin pasaportat biometrike që do t’i nxirrnin jashtë loje, kjo konsiderohet e padrejtë.



PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas