Aktualitet

Pasaporta me para/ Plani i Malit të Zi, shtetësi në këmbim të investimeve

Qeveria e Malit të Zi ka vendosur të rikthejë në jetë projektin e nënshtetësisë ekonomike, i cili sipas reagimeve, do të jetë i dobishëm për shtetin, por edhe mund të sjellë dëme serioze.

Në vendimin më të ri të qeverisë, nga 1 tetori do të jetë e mundur të merret nënshtetësia malazeze nëse investon në vend.



“Programi i shtetësisë ekonomike do të jetë në dispozicion për një maksimum prej 2,000 aplikuesve nga vendet jo anëtare të BE-së gjatë një periudhe të kufizuar prej tre vjetësh”,- tha qeveria në një deklaratë.

Ambasadori i BE-së në Malin e Zi, Aivo Orav, tha se qeveria e Malit të Zi duhet të shqyrtojë me kujdes çështjen e nënshtetësisë ekonomike në mënyrë që ajo të mos bëhet pengesë në rrugën e vendit drejt integrimeve evropiane.

Në dispozicion do të jenë dy variante të nënshtetësisë ekonomike. E para, nënkupton investimin prej 250 mijë eurosh në projekte zhvillimore në rajonet e pazhvilluara të Malit të Zi dhe i dyti investime në të njëjtat kushte, por në një tavan prej 450.000 eurosh.

Ish-kryeministri i shumë polemizuar i Tajlandës, Taksin Shinavatra, në 2009, mori nënshtetësinë e Malit të Zi me procedurë të shkurtër dhe pa shpjegime.

Po ashtu, edhe një biznesmen tjetër nga Malajzia, dhe lojtar pokeri, Vei Seng Pua, që në 2014 u arrestua në Las Vegas për shkak të basteve të organizuara në ndeshjet e kampionatit botëror të futbollit, kishte marrë pasaportë malazeze si person me interes të veçantë për shkencën, ekonominë dhe interesave të tjera të Malit të Zi.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas