Bota

Pasagjerët përjetojnë momente tmerri në qiell, avioni rrezikon gjatë stuhisë






               Publikuar në : 18:33 - 28/08/18 |
mapo.al

Ky është momenti kur një aeroplan japonez papritmas tenton të ulet në një pistë gjatë një tajfuni.


Videoja tregon se avioni i pasagjerëve po përpiqet të ulet në aeroportin e Naritas të Tokios, kur pjesa e përparme e tij papritmas ulet.

Incidenti ndodhi pasi tajfuni “Cimaron” kaloi nëpër ishujt japonezë gjatë fundjavës, duke sjellë erëra prej rreth 215 km në orë.

Erërat e forta e bënë të vështirë të fluturonte çdo lloj avioni, dhe linjat ajrore komerciale anuluan rreth 300 fluturime të enjten dhe të premten.

Aeroplani në video është një Boeing Dreamliner.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas