Kryesore, Rajoni

Pas takimit me Thaçin, Lugina e Preshevës rezolutë për bashkimin me Kosovën

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka zhvilluar sot një takim me përfaqësuesit e Luginës së Preshevës, me ç’rast pas takimit është bërë e ditur se përfaqësuesit e Kosovës Lindore kanë kërkuar nxjerrjen e një rezolute ku përfshihet edhe kërkesa pëe bashkim me Kosovën, raporton zeri.info.

Pas kësaj, kreu i shtetit vlerësoi se sot është zhvilluar një takim i dobishëm dhe me rëndësi të veçantë.



“Mund te them lirisht se sot zhvilluam edhe një takim tepër të mirë, produktive dhe jashtëzakonisht domethënës, me substancë për priortitetet për të ardhmen mes Kosovës dhe përfaqësuesve në Preshevë, Medvegjë e Bujanovc”, ka deklaruar Thaçi.

Tashmë sipas tij, është e qartë që vullneti i deklaruar i shqiptarëve të Luginës është institucionalizuar përmes përfaqësuesve, kryetarëve të komunave, tek institucionet e Kosovës për bashkangjitje me Kosovën.

“Dihet botërosht që këtë të drejtë presidenti e ka mbështetur plotësisht dhe botërisht. Nëse dje e ka mbështetur fuqishëm, sot do ta mbështesë edhe më fuqishëm, që kjo e drejtë të realizohet. Do të bëjmë përpjekje maksimale që kjo çështje të përmbylllet njëherë e përgjithmonë dhe kjo padrejtësi historike të korrigjohet”, ka shtuar ai.

Ai më tej, ka bërë te ditur hapat e tjerë për të cilët është diskutuar në këtë drejtim.

“Është momenti që te gjithë të ngrihen mbi interesat e ngushta, mbi egot personale. Aktualisht Presheva është një kauzë e përbashkët. Në kuadër të kësaj ne kemi menduar që edhe përfaqësueait e Luginës të jenë pjesë e particimit jo vetëm përmes institucioneve, por në dialogun me Serbinë. Përfaqësuesit sot kanë propozuar nxjerrjen e një rezolute që e kanë përcjellë sot te presidenti, që do të kalojë te kuvendi pastaj, që kuvendi në te ardhmen ta nxjerrë një rezolutë, për mbështëtje unike pëe bashkimin me Kosovën”, ka theksuar ai.

Ndërkohë, edhe kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka kërkuar nga kuvendi i Kosovës që sa më parë ta nxjerrë një rezolutë për mbështetjen e Luginës që te jetë pjesë e Republikës së Kosovës./Zeri

PasPara

1 koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas