Kryesore

Pas sherrit në TV, deputeti demokrat: Shenasi Rama është spiun i sigurimit, futi në burg Lukë Velajn. Ja provat

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka sulmuar një ish-themeluesit e PD-së duke e quajtur spiun të sigurimit.

Në një status në “Facebook”, Balliu publikon një dokument që sipas tij tregon se Shenasi Rama ka futur në burg Lukë Velajn në vitin 1977 vetëm se foli për Gjergj Fishtën.



“Shenasi Rama është spiun i sigurimit. Ja provat: Ky dokument fakton se Shenasi Rama futi në burg Lukë Velajn në 1977, vetëm pasi Velaj përmend Fishtën”, shkruan Balliu.

Përplasja mes Balliut dhe Shenasi Ramës lindi pasi ky i fundit në një emision televiziv tha se politikanët shqiptarë, por edhe të tjerë, duke përmendur Fahri Balliun e kanë siguruar jetën e tyre jashtë vendit edhe nëse shpërbëhet shteti.

SHERRI

Profesori Shenasi Rama në një lidhje për “Arena” në Ora News tha se politikanët shqiptarë që ai i konsideron si “paria” kanë siguruar të ardhmen e tyre jashtë vendit edhe nëse shteti shpërbëhet, duke përmendur këtu edhe Fahri Balliun. Por deputeti demokrat, Klevis Balliu tha se nuk pranonte që të flitej për familjarët e tij nga ish-spiunë të Sigurimit të Shtetit.

Rama: Populli shqiptar është mashtruar nga paria sunduese, kushdo qoftë ajo. Sali Berisha, Fatos Nano, Edi Rama, Pandeliu kushdo që ka qenë në drejtim të shtetit ka ndjekur këtë kartë të integrimit evropian sepse ky ka qenë objektivi i paarritshëm. Populli shqiptar është vënë me shpinë për mur. Nuk ka asnjë alternativë. Oligarkizimi i shoqërisë ka mbërritur në ekstrem. Paria i ka zgjidhur gjithë problemet e veta. Po të ndodhi edhe shpërbërja e shtetit shqiptar shkojnë tek pronat që i kanë, jahtet që i kanë, paratë nëpër banka. Ata janë evropianë përfshirë këtu edhe motrën dhe të atin e zotit Balliu që keni atë. Por problemi nuk është aty.

Balliu: Nga spiunë të sigurimit nuk lejoj që të flasin për familjarët e mi. Ti zotëri ke futur në burg, Luk Velajn në 1977 sepse fliste për Fishtën. Unë kam dosjen tate këtu. Ti nuk ke qenë asgjë tjetër vetëm se një spiun i sigurimit.

Rama: Prandaj refuzoj të vij në emisione ku vijnë palaço.

PasPara

1 koment

  1. o hajvan ne ’77 en nuk ishte 10 vjec. heren tjeter thuaji babit te instruktoje me mire…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas