Kryesore, Sport

Pas Ronaldos, edhe Benzema drejt Italisë

Ka mjaftuar transferimi i Kristiano Ronaldos te Juventus që Seria A të bëhet shumë tërheqëse dhe lojtarët e njohur kanë kthyer sytë nga Italia. Sipas mediave angleze, një tjetër yll i Real Madrid, Karim Benzema, është gati të transferohet në kampionatin italian.

Mediat angleze kanë bërë të ditur se klubi i Napolit, i nxitur nga Karlo Ançeloti, është gati të bëjë një ofertë për të siguruar sulmuesin francez të cilin në Madrid e shohin në dalje meqë duan të fillojnë gjithçka nga e para nën drejtimin e Lopeteguit.



“Daily Star” bën të ditur se klubi italian kërkon t’i përgjigjet afrimit të Ronaldos te Juventusi me atë të Benzema. Për këtë arsye po përgatitet një ofertë prej 45 milionë eurosh për të siguruar transfeirmin e lojtarit. Edhe rroga e tij prej 8,5 milionë eurosh në vit është relativisht e lartë për kushtet e Napolit.

Por presidenti Aurelio De Laurentis po mendon të ndjekë shembullin e Juventusit dhe nëpërmjet sponsorizimeve të ndryshme të sigurojë shumën që i nevojitet për të afruar lojtarin, gjithmonë nëse Real Madrid do të pranojë për këtë shifër e nuk do të nisë një ankand të mirëfilltë për shitjen e tij. /vipsport.al/

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas