Ekonomi, Kryesore

Pas një dekade, papunësia në Eurozonë bie në nivelin më të ulët në një dekadë

Papunësia në Eurozonë ka rënë në nivelin më të ulët që nga faza më akute e krizës financiare botërore, një dekadë më parë.

Agjencia për statistika e Bashkimit Evropian, Eurostat, tha të premten se norma e papunësisë në korrik ka qenë 8.2%.



Shifra është më e ulta qysh në nëntor të vitit 2008, kur papaunësia ka marrë hov pas kolapsimit të bankës së investimeve në SHBA, Lehman Brothers.

Papunësia ka arritur kulmin prej 12.1% në vitin 2013, kur kriza, së paku për Eurozonën, është shndërruar në krizë të borxhit qeveritar, e përqendruar kryesisht në Greqi, shkruan rel.

Eurostat tha se 16.82 milionë njerëz kanë qenë të papunë në Eurozonë në muajin korrik, 82,000 më pak se muajin paraprak.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas