Kronika, Kryesore

Pas lirimit të biznesmenit, avokati: Bego është nisur drejt Shqipërisë, ndalimi i qëllimshëm nga Greqia

Ardian Leka, avokati i biznesmenit Edmond Bego të ndaluar për 4 ditë nga autoritetet greke ka treguar në një lidhje telefonike për “News24” se, pas vitit 2009 emri i klientit të tij nuk ka ekzistuar në sistem dhe se dyshon se ndalimi nga Greqia ka qenë i qëllimshëm e jo një gabim.

Leka tregoi se Bego është liruar dhe është nisur drejt Shqipërisë.



“Edmond Bego u lirua, është nisur drejt Shqipërisë. Përgjigja erdhi mbrëmë nga Interpol Roma. Prokurorja e Apelit nxori urdhrin e lirimit. Bego s’ka pasur çështje të hapur pas 2009.

Në 2009 Bego është arrestuar nga shteti shqiptar. Ai i përfundoi detyrimet e tij në 2014. Është njësoj si me radhët e gjata në doganë. Ky emër në sistem nuk ka ekzistuar asnjëherë nga viti 2009 e në vazhdim. Kjo është situata. Këtë gjë e kemi peshqesh nga shteti grek”,- deklaroi avokati.

I pyetur nëse do ketë ankimim nga avokatët e biznesmenit, Leka tha se do të konsultohet me kolegët grekë dhe më pas do nis procedura.

“Kjo është një procedurë që do fillojë në shtetin grek nga avokatët grekë. Pas konsultimit në Shqipëri do fillojmë procedurën. Mendojmë se është një gjë me dashje, jo gabim por ky është mendimi im”,- tha avokati i Edmond Begos./BW/

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas