Kronika, Kryesore

Pas krimit makabër në Selenicë, kërkohet fushatë për dorëzimin e armëve pa leje

Një fushatë që nisi më 15 janar të 2017 dhe që ishte menduar të zgjaste deri më 30 prill. Më pas ajo u shty deri në fund të vitit për ti dhënë mundësi të gjithë qytetarëve që të dorëzonin armët pa leje. Shumë iu përgjigjën thirrjes duke dorëzuar me mijëra armë dhe municione që i kishin që nga viti i errët 1997. Sot pas disa ngjarjeve të rënda, veçanërisht pas ngjarjes të rëndë në Resulaj të Selenicës vëmendja është rikthyer sërish tek mbledhja e armëve pa leje. Disa figura publike dhe politike kërkojnë rinisjen e një fushate për mbledhjen e tyre dhe forcimin e ligjit për armëmbajtjen pa leje.



“Fushatë publike për mbledhjen e armëve. Ligj i posaçëm me dënim të rëndë për ata që zotërojnë armë pa leje. Dënim maksimal për vrasësit me apo pa probleme mendore,” thotë Elisa Spiropali.

“Ligj i veçantë kundër armëmbajtjes pa leje, me dënim fiks, që të mos mundet asnjë gjyqtar ( i “vetinguar” apo i “pavetinguar”) të bëjë “politike gjyqsore” korruptive. Shpërblim për çdo qytetar denoncues te krimit te armëmbajtjes pa leje. Aksion policor dhe qytetar per dorezimin e armeve pa leje dhe kufizim i atyre me leje,” shprehet Namik Dokle.

Në dhjetor të 2015-ës, Gjykata Kushtetuese rrezoi amendimet e Kodit Penal për dënimin e armbajtjes pa leje nga 7 deri në 15 vjet burg, duke e cilësuar si marzh të lartë të dënimi. Pas vendimit të Kushtetueses, me ligjin që është në fuqi armëbajtja pa leje dënohet nga gjobë deri në 7 vite burgim. Por që politika në Shqipëri të kujtohet për armëmbajtjen pa leje duhet një ngjarje e rëndë me 8 viktima. Nëse ligji do të ishte ndryshuar ose rivotuar më herët sot do të kishim shmangur këto 8 viktima por dhe viktima të tjera./BW/

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas