Politika

Pas Kalabrisë, Meta e Mattarella takohen edhe në Paris






               Publikuar në : 21:13 - 11/11/18 |
mapo.al

Teksa po qëndron në Francë me ftesë të presidenti Emanuel Macron në Ceremoninë e 100-vjetorit të Armëpushimit të Luftës së Parë Botërore dhe në Forumin e Parisit për Paqen, kreu i shtetit, Ilir Meta është takuar sërish me homologun italian, Sergio Mattarella.


Takimi i parë mes dy presidentëve u bë disa ditë më parë në Kalabri në kuadër të takimeve që Meta zhvilloi  me arbëreshët për 550-vjetorin e vdekjes së Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Përmes një statusi në faqen zyrtare në “Facebook”, Meta shkruan se: “ Edhe në Paris me Presidentin e Italisë, Sergio Mattarella duke ndarë mbresat e paharruara dhe emocionet e takimit historik me arbëreshët në Kalabri. 🇦🇱🤝🇮🇹”,- thuhet në postin e kreut të shtetit.


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas