Kronika, Kryesore

Pas Fierit, zjarr edhe në Kukës…

Një sipërfaqe me shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në fshatin Kryemadh të njësisë administrative Malzi në Kukës. Raportohet se tanimë zjarri është vënë nën kontroll.

“Sipas informacioneve të fundit mund t’ju pohoj se zjarri është vendosur nën kontroll nga forcat zjarrfikëse. Janë rreth 11 zjarrfikës, përveç punonjësve të pyjores, si dhe ndihma e ofruar nga banorët e fshatit. Zjarri është vendosur nën kontroll dhe kanë ngelur disa vatra të vogla të cilat nuk përbëjnë rrezik për përhapjen e mëtejshme të tij”, tha për “ATSH” Prefekti i Kukësit, Zenel Kuçana.



Prefekti Kuçana theksoi se ende nuk janë gjetur shkaqet nëse zjarri është i qëllimshëm apo jo, por autoritetet pritet që të fillojnë hetimet pas shuarjes totale të tij.

“Detyra primare e forcave të angazhuara është shuarja e zjarrit, më pas do të shikohen të gjitha pistat se përse ka rënë ky zjarr. Nga ky zjarr nuk ka pasur dëme materiale apo në njerëz, por janë djegur vetëm shkurre”, përfundoi Kuçana.

Po këtë të enjte, u dogjën rreth 2 hektarë më pisha në pyllin e Semanit në Fier.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas