Sport

Pas ‘Fadil Vokrrit’ në Prishtinë, Kosova me një tjetër stadium kombëtar. Ja ku do të ndërtohet…

Ndërtimi i stadiumit të ri, që do të presë të gjitha ndeshjet e përfaqësueses së Kosovës, do të fillojë në vitin 2019.

Në një inspektim të fundit në impiantin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, që ka marrë formë optimale dhe do të presë ndeshje zyrtare që nga ky muaj, zyrtarët vendas dhanë lajmin e mirë për tifozët, edhe për impiantin tjetër që do të ndërtohet në Mitrovicë.



“Ky është një nga modelet më të bukura. Kjo do të vazhdojë në të gjithë Republikën e Kosovës. Do të vazhdojë edhe në Mitrovicë. Stadiumi kombëtar do të fillojë vitin e ardhshëm”,- tha Kadri Veseli, kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Për të stimuluar talentet e reja, por dhe për të nxitur masivizimin e futbollit, edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit premtoi të tjera projekte. Kujtim Gashi tha se, mbikëqyrësit e UEFA-s kanë dhënë “dritën jeshile” për Prishtinën.

Kosova do të përballet në grupin e 3 të Ligës D me Maltën, Ishujt Faroe dhe Azerbajxhanin, gara të vlefshme për Ligën e Kombeve (Nations League).

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas