Modratorja e emisionit ‘Pa filtër’ Jona Spahiu në datën 10 qershor do t’i jap fund beqarisë, në një ceremoni private që do të zhvillohet në Tiranë. Përveç dasmës Jona është komentuar gjatë dhe për shtatzëninë e saj .
Fotot e ndryshme që prezantuesja ka publikuar në profilin e saj kanë ngritur dyshimet se ajo është në pritje të ëmbël. Jona është parë me forma më të rrumbullakosura se zakonisht dhe mendohet që është në muajt e parë të shtatzënisë.
Megjithatë edhe pse këto lajme kanë bërë bujë, Jona nuk ka konfirmuar ende asgjë. Mirëpo ditën e sotme në emisionin ‘Pop Culture’ prezantuesja Dojna Mema ka treguar se në të vërtetë Jona është në pritje të një fëmije dhe si shumë personazhe të tjerë shqiptar edhe prezantuesja do ta pres ardhjen e bebit jashtë Shqipërisë.
Dojna u shpreh se edhe Jona ka vendosur që lindjen e fëmijës së saj ta bëjë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ashtu sikurse Eno Popi. Ndërkohë gjinia e fëmijës ende nuk është bërë e ditur.
Etiketa: Jona Spahiu, Modratorja e emisionit ‘Pa filtër, shtatzene