Aktualitet

Pas atakut kardiak, vdesin në moshën 22- vjeçare binjaket e ngjitura

Maria dhe Consolata Mwakikuti, dy motrat binjake të ngjitura të Tanzanisë kanë vdekur pas atakut në zemër në moshën 22 vjeçare. Vajzat, të cilët ishin të bashkuara në një trup të vetëm nga kërthiza e poshtë dhe ndanin organet si mëlçia dhe mushkëritë, kishin dy zemra dhe kokë e krahë të ndara.

 



 

Ato u shtruan në një spital lokal në dhjetor për shkak të sëmundjes së zemrës, por fatkeqësisht humbnë jetën ditën e shtunë. Prindërit e tyre ndiqën, kur ato ishin ende foshnje. Motra u rritën nga bamirësja katolike Maria Consolata, e cila i adoptoi dhe i vendosi emrat shkruan BBC.

Lajmi i vdedjes së tyre ka shkaktuar trishtim në Tanzani, ku binjaket ishin të mirënjohura dhe të dashura. Shumë njerëznë mediat sociale dërguan mesazhe ngushëllimi për familjen dhe miqtë.

Presidenti i Tanzanisë, Xhon Magufuli, shkroi në Twitter se ishte “i pikëlluar” nga vdekja e tyre, duke shtuar se Consolata dhe Maria kishin “ëndërruar t’i shërbenin kombit”.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas