Kronika, Kryesore

Pas apelit të Ramës, policia “bastis” Shkodrën…kontrolle në lokale, ambiente dhe në akset rrugore.

Policia e Shkodrës ka ushtruar kontrolle të befasishme në lokale, ambiente dhe në akset rrugore, për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo të ftohta si dhe  për kapjen e personave në kërkim.

Kontrollet janë kryer nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Forca e Posaçme “Shqiponjat”, efektivat e Komisariatit të Policisë Shkodër, të mbështetura dhe nga FNSH Shkodër.



Gjatë kontrolleve në lokalet e natës nga FNSH dhe policia lokale u shoqëruan për verifikim 10 persona.

Deklarata e plotë e policisë:

Kontrolle të befasishme në lokale, ambiente dhe në akset rrugore.

Kontrollet për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo të ftohta si dhe  për kapjen e personave në kërkim.

Kontrollet nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Forca e Posaçme “Shqiponjat”, efektivat e Komisariatit të Policisë Shkodër, të mbështetura dhe nga FNSH Shkodër.

Gjatē kontrolleve Policia arreston në flagrancë një 39 vjeçar i cili mbante me vete armë zjarri pistoletë me fishek në fole.

Gjatë kontrolleve në lokalet e natës nga FNSH dhe policia lokale u shoqëruan për verifikim 10 persona.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri, nga strukturat e Forcës së Posaçme “Shqiponjat” në D. V. P. Shkodër në bashkëpunim me Forcën Operacionale në D. V. P. Shkodër si dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër të mbështetur dhe nga FNSH Shkodër, u  kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi:

Blerim Beqiri, 39 vjeç, banues në fshatin Oblikë, Shkodër

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrolleve te befasishme në nje lokal,  këtij shtetasi  policia i gjeti në trup një armë zjarri pistoletë  të mbushur me fishek në fole.

Gjithashtu  gjatë kontrollit  në banesën e këtij shtetasi Policia   gjeti dhe  370 fishekë luftarakë model 56.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas