Aktualitet

Pas 3-vjeçarit në Durrës, humb jetën një tjetër foshnje në Tiranë

Policia e Durrësit vazhdon hetimet për vdekjen në rrethana ende të paqarta të fëmijës 3-vjeccar në qytetin bregdetar, ndërsa e ka referuar rastin në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor.

  Vogëlushi humbi jetën një ditë më parë, pasi shfaqi gjendje të rënduar shëndetësore teksa po konsumonte vaktin e drekës, një supë, në kopshtin jopublik që frekuentonte.

Të premten, mes dhimbjes e lotëve, fëmija është përcjellë për në banesën e fundit, ndërsa kopshti i tij ka mbyllur dyert.



Hetimet janë përqendruar në atë që ka ndodhur orën e fundit të jetës së Daniel Zakës, raporton TCH.

Një ditë më parë mjekët bënë të ditur se fëmija ishte dërguar nga kujdestarja e kopshtit në gjendje asfiksie, pa puls dhe tension, në poliklinikën e specialiteteve dhe megjithë ndihmën e dhënë nuk ka mundur të mbijetojë.

Mostra të ushqimit të konsumuar në kopshtin jopublik që ka konsumuar 3-vjeccari janë dërguar në laborator në Tiranë për ekzaminim të mëtejshëm, ndërsa pritet dhe raporti zyrtar mjeko-ligjor për përcaktimin e shkakut të vdekjes.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas