Bota, Kryesore

Partia Laburiste, në presion nga fushata e votave të popullit…

Nga Ian Watson

Fushata  e votave të popullit, e cila kërkon një referendum të ri për Brexit, po përpiqet  të ndryshojë politikat e Partisë Laburiste, sipas një informacioni që ka rrjedhur.



Kërkon që deputetët dhe aktivistët  të nisin një mocion në konferencën laburiste  muajin e ardhshëm, duke e angazhuar partinë për një referendum të ri si marrëveshje.

Fushata thekson se nuk ka si qëllim të ndryshojë udhëheqjen e partisë.

Udhëheqësit e fushatës mendojnë se mënyra më e mirë për të nisur një referendum të ri  është që të marrë mbështetjen zyrtare të partisë kryesore opozitare.

Në fundjavë, Votat e popullit krijuan sondazhe i cili sugjeroi se votuesit  të etiketuar5 nga laburistët ishin më shumë pro një referendum – dhe për të favorizuar qëndrimin në BE – se sa elektorati. Shpreson se mund të inkurajojë një ndryshim që mund të vijë së shpejti nga udhëheqja e partisë.

Pozicionimi aktual i politikave të partisë është të respektojë rezultatin   e 2016 të referendumit për Brexit dhe që të mos e thërrasë një të ri, por që të lërë të gjitha opsionet në tavolinë nëse nuk gjendet një marrëveshje nga Parlamenti. Këto opsione mund të përfshijnë  një referendum të ri dhe çfarë kancelari hije John McDonell e quan “angazhimi demokratik”, që do të thotë se do ketë një referendum të ri nëse ka një ngërç.

Fushata e votave të popullit beson se një zgjedhje gjenerale ka pak gjasa të ndodhë  prandaj po nxit që tema e një referendum të debatohet muajin e ardhshëm në konferencën e laburistëve. Kjo nuk është e garantuar teksa konferenca do të duhet të vendose nëse do të jetë prioritet për debatin.

Edhe nëse hiqet kjo pengesë, disa anëtarë të majtë të partisë  – që zakonisht mbështesin Jeremy Corbyn – do të kishin nevojë ta ofronin këtë mbështetje , për çdo mocion që Brexit të jetë i suksesshëm.

Me këtë nevojë për të apeluar te Corbyn, anëtarët e fushatës së Votave të popullit theksojnë qartazi  se çdo ndryshim që mund të ndodhë në politikat e  laburistëve  në mbështetje të referendumit nuk ka si qëllim të minojë apo dëmtojë udhëheqjen e partisë.

Shumë nga politikanët më të spikatur laburistë që bashkëpunuan me fushatën kanë qenë kritikë të Jeremy Corbyn./BBC/

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas