Kryesore

Parti të re nga Patozi? Flet për herë të parë Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në “360 Gradë” në Ora News, u pyet për mundësinë e krijimit të një partie të re nga Astrit Patozi duke theksuar se PD ka nevojë për kontributet e të gjithëve.

Unë kam shprehur qëndrimet e mia, ndaj Patozit, të gjithë ish-bashkëpunëtorëve të mi. Duke apeluar që secili t’i dalë zot kontributit të tij, por thelbi i lirisë së njeriut, por sidomos i atyre që kanë vuajtur për liri është zgjedhja. Çdo njeri ka të drejtë të zgjedh atë që mendon se është më e mira. Thirrja ime është që ata janë personalitete të PD-së, por secili merr vendimin e vet. Të mos harrojnë se kanë kontributet e tyre të çmuara në PD. Në shtator të vitit 1991, kur nuk kishim bërë akoma parti, e gjithë kryesia kundër Sali Berishës. Të gjithë ata u zgjodhën në kryesi.



Zheji: Nuk bënë karrierë të madhe më vonë…

Berisha: U bënë deputetë të gjithë. Nuk më shkoi mendja se ky nuk duhet të jetë se bëri fushatë kundra meje. Dje kryetari në mbledhjen e grupit ka dhënë një orientim në drejtim të afrimit të të gjitha kontributeve. Është interes jetik i ynë. Kemi një të keqe të madhe”, deklaroi Berisha.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas